Të zhgënjyer që Polonia dhe Hungaria bllokuan propozimin e BE-së mbi regjimet pronësore të çifteve të martuara dhe të regjistruara
Sot qeveritë hungareze dhe polake bllokuan miratimin e një propozimi të vitit 2011 për të drejtën e pronës të çifteve të martuara dhe të regjistruara nga Komisioni Evropian, në Këshillin e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme.
ILGA-Europe shpreh keqardhje të thellë dhe dënon qeveritë hungareze dhe polake për bllokimin e propozimit të kompromisit të arsyeshëm të Kryesisë së Luksemburgut që po largohet. Ne jemi të zhgënjyer që dy qeveritë argumentuan se ky propozim shkel sovranitetin e tyre dhe ndërhyn në identitetin kombëtar, traditat dhe vlerat që lidhen me familjen dhe shoqërinë. Në fakt, ky propozim nuk do të shkelte në sovranitetin e çështjeve të brendshme të të drejtës familjare të shteteve anëtare të BE-së, por vetëm siguron një kornizë për aplikimet e ligjit ekzistues mbi regjimet pronësore.
Evelyne Paradis, Drejtoreshë Ekzekutive e ILGA-Europe, tha:
“Sot, ne jemi me të vërtetë të zhgënjyer që Polonia dhe Hungaria i kthyen kurrizin të gjithë qytetarëve të BE-së të cilët lëvizin në të gjithë BE-në. Çiftet të cilët përdorin të drejtën e tyre për lëvizjen e lirë do të vazhdojnë të ballafaqohen me paqartësi ligjore dhe sfida si rezultat i kësaj. Polonia dhe Hungaria gjithashtu i kthyen shpinën shtetasve të tyre të shumtë që jetojnë ose punojnë në një shtet tjetër anëtar të BE-së: 2 milionë Polakëve dhe 300.000 shtetasve hungarezë, siç me të drejtë tha komisionerja Jourová në debatin e sotëm “.
Ndërsa unanimiteti i shteteve anëtare të BE-së që kërkohen për këtë propozim nuk u materializua, një numër i shteteve anëtare të BE-së thanë se do të vazhdojnë të kërkojnë për zgjidhje të kësaj çështjeje duke përdorur një kornizë të bashkëpunimit të zgjeruar.
Evelyne Paradis, vazhdoi:
“Është inkurajuese të shohësh vende të shumta të BE-së të jenë të vendosura për të adresuar të drejtat pronësore të të gjitha çifteve të martuara dhe të regjistruara. Dhe prandaj ne inkurajojmë fuqimisht Kryesinë e ardhshme Hollandeze që të vazhdojë të përpiqet për tu siguruar që këto propozime të rëndësishme do të miratohen në të ardhmen e afërt. “/A.A.