Vendim historik i Gjykates Supreme ne SHBA: Martesa nuk eshte vetem mes burrit e gruas
Në SHBA ka pasur një ligj federal që e përkufizonte martesën si një lidhje legale mes dy personave me seks të kundërt. Ky ligj nuk ekziston më. Qysh nga dita e sotme. Gjykata Supreme e SHBA-ve, me pesë vota pro e katër vota kundër, e ka abroguar këtë ligj, për rrjedhojë duke e ripërkufizuar martesën si një lidhje legale mes dy njerëzish, pavarësisht nga seksi që ata kanë. Dhe me këtë ligj të ri, secili prej partnerëve në një çift homoseksual gëzon të drejtat që kanë gëzuar e gëzojnë dhe partnerët në një çift heteroseksual të lidhur në martesë, që do të thotë se gëzojnë përfitimet që u vinë prej pensioneve, prej trashëgimisë, etj.