Zakonet homoseksuale në Shqipëri që prej sundimit Otoman, si Kisha Ortodokse i toleronte
Zakonet homoseksuale në Shqipëri që prej sundimit otoman, si Kisha Ortodokse toleronte homoseksualizmin
* Kopertina e librit “The Origins and Role of Same-Sex Relations in Human Societies”
Studimi “Origjina dhe roli i lidhjeve homoseksuale në shoqërinë njerëzore”, i autorit amerikan James Neill sjell të dhëna interesante mbi raportet homoseksuale në Ballkan dhe Shqipëri.
Autori i këtij libri ka shpenzuar 12 vite për të sjellë një panoramë të detajuar të homoseksualitetit në shoqërinë njerëzore dhe në natyrë.
Në pasazhin e mëposhtëm janë shkëputur të dhënat kushtuar Shqipërisë së shekullit XVII-XVIX. Duke cituar disa studiues autori jep një mori të dhënash historike mbi marrëdhëniet homoseksuale në Shqipëri. Që nga “dashuria burrërore” gjatë periudhës së pushtimit Otoman deri tek ritet dhe zakonet e institucionalizimit të raporteve homoseksuale nga vetë kisha Ortodokse:
“Teksa Perandoria otomane shtriu sundimin e saj edhe më tej, rreth shekullit të 15 otomanët kishin pushtuar Europën juglindore, duke përfshirë Greqinë, Ballkanin dhe mbretërinë e Hungarisë, madje kërcënuan edhe kryeqytetin e Habsburgëve Vjenën. Si rezultat i sundimit otoman në Europën juglindore, influenca islamike u përzie me atë të grekëve, romakëve dhe sllavëve, duke prodhuar një diversitet etnik, fetar dhe kulturor për Ballkanin, gjë që reflektohet dhe në Ballkanin e sotëm.
Me shtrirjen e otomanëve deri në bregdetin adriatik, duket se ka qenë e paevitueshme që toleranca e tyre ndaj homoseksualitetit të mos reflektohej në praktikat seksuale të këtyre popujve. Në fund të shekullit të 18 dhe fillim shekulli 19 rajoni ku shtrihet Shqipëria e sotme ishte nën mbikëqyrjen e vezirit otoman, Ali Pasha i cili njihej për haremin e tij me 600 gra, por sipas një diplomati francez veziri “ ishte i dhënë pas kënaqësive sokratike, dhe për këtë arsye mbante në pallatin e tij një dhomë apostafat për të rinjtë prej të cilëve mund të zgjidhte zyrtarët kryesorë dhe njerëzit e tij të besuar”. Në të njëjtën kohë, territori otoman në Greqinë jugperëndimore udhëhiqej nga djali i Aliut, Veliu i cili ndante me babain e tij “dashurinë për paranë dhe për djemtë”. Gjithsesi, çfarë është e dukshme rreth zakoneve seksuale në Ballkan gjatë sundimit otoman nuk janë thjeshtë preferencat e udhëheqësve për të rinjtë, por traditat në këtë rajon të raporteve brenda gjinisë së njëjtë, duke përfshirë këtu celebrime dhe rituale religjioze që datojnë në historinë e Ballkanit që prej kohëve të lashta të Perandorisë Romake.
Në 1854 diplomati austriak, Johann Georg von Hahn, i cili ishte një studiues i devotshëm i zakoneve shqiptare, publikoi në librin e tij me titull Albanische Studien (Studimet albanologjike) për raportet seksuale dhe romantike midis djemve të rinj dhe adoleshentëve. Hahn shprehet se meshkujt shqiptarë martoheshin zakonisht në moshën 24 vjeçare, ose 25 dhe këto raporte homoseksuale konsideroheshin normale për ta përpara asaj moshe, edhe pse tek disa djem e burra këto raporte vijonin edhe pasi martoheshin me një grua.
Në diskutimin e zakoneve në Shqipëri, psikologu i fillim-shekullit të 20, Havelock Ellis vë re se për këto lidhje homoseksuale është shkruar dhe nga studiues të tjerë që jetonin në Shqipëri. Sipas tij “këto zakone edhe pse më të përhapura mes myslimanëve, ato gjendeshin edhe tek të krishterët, dhe madje merrnin bekimin e priftit në kishë. Raportoheshin edhe raste të vrasjeve për shkak të xhelozisë për një djalë”.
Një tjetër studiues i shekullit 20, Paul Nacke shkruan se midis ortodoksëve grekë në Shqipërinë jugore, homoseksualiteti midis djemve ishte i rrënjosur në tradita.
Kam bërë kërkime dhe intervista me studiues që e njohin këtë vend…të gjithë e konfirmojnë atë çfarë ka thënë studiuesi austriak. Për djem të bukur, shqiptarët ushqenin dashuri të madhe. Pasioni dhe xhelozia i shtynte të vrisnin për një djalë. Këto lloj rastesh më janë raportuar shumë herë. Në veçanti kjo lloj dashurie lulëzonte midis myslimanëve dhe të krishterëve, që i atribuohehsin asaj që e quanin dashurisë mashkullore.
Një tjetër studiues me emrin John Boswell solli studimin e tij të gjatë (të cilësuar kontrovers asokohe) për formalizimin e raporteve të çifteve brenda gjinisë së njëjtë, me titull “Same-Sex Unions in Pre-Modern Europe”. Në këtë studim raportohen ceremonitë liturgjike ortodokse greke të praktikuara në Europën juglindore për të formalizuar dhe bekuar lidhjet homoseksuale. Boswell mori si referenca nga dorëshkrimet e një tjetër studimi të publikuar nga Alberto Fortis në 1774 për ritet sllave të lidhjeve brenda gjinisë së njëjtë. Në të Fortis shkruan se këto ceremoni dhe rite përdoreshin për të bashkuar dy burra ose dy gra së bashku”.
Në këtë studim autori sjell një mori konkluzionesh mes të cilit kjo përmendet lidhja mes raporteve mes të njëjtës gjini me balancën e riprodhimit njerëzor: “Homoseksualiteti ose biseksualiteti është pjesë e zhvillimit seksual, madje-madje raportet brenda gjinisë së njëjtë luajnë një rol balancues në riprodhimin njerëzor. Po të shkojmë shumë mbrapa në kohë mund të shohim se shoqëritë i kanë institucionalizuar traditat homoseksuale në të kaluarën e lashtë”.
/k.m/
Burimi: Libri “The Origins and Role of Same-Sex Relations in Human Societies”