Frange Curri, malesorja e viteve ‘30 me 2 gjuhe te huaja, qe qepte me makine ‘Singer’
Frange Fran Curri ishte një grua që rrallë i gjendet shoqja edhe sot. U lind në Kallmet të Lezhës më 1900. Afër shtëpisë saj ishte një manastir, i ngritur nga një fondacion austriak në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Aty jetonin disa murgesha, të cilat i afruan vajzat e fshatit dhe u mësuan atyre jo vetëm shërbesat fetare, por, përveç gjuhës shqipe edhe gjuhë të tjera. Franga, që e vogël, u bë një “murgeshë” e bindur dhe nxënëse e shkëlqyer. Aty vinte e jepte mësim edhe poeti i madh Gjergj Fishta. Franga sikur ia përpinte vargjet e këngëve epike të Lahutës së Malcisë, po thuaj i mësonte menjëherë përmendësh. Murgeshat si shpërblim për mbarimin shkëlqyeshëm të shkollës, i dhanë një makinë qepëse ”Singer”.