Historia e dhimbshme e 20-vjecarit, i cili endet rrugeve te Tiranes pa ngrene dhe nuk ka nje vend per te fjetur
News24 sjell historinë e dhimbshme të 20-vjeçarit jetim, i cili prej muajsh endet rrugëve të Tiranës pa ngrënë dhe pa pasur se ku të flejë. Eshtë 20 vjeç, jetim dhe pa mbështetje. Ka kaluar një kalvar të gjatë vuajtjesh, është munduar tw shkollohet, por ka mundur të mbarojë vetëm klasën e nëntë. Babai i ka vdekur prej vitesh, i vëllai me probleme gjithashtu endet rrugëve të Tiranës pa strehim, ndërsa nëna me probleme mendore ndodhet në qytetin e Pukës.