Mblidhen 56 mije euro per te shpetuar Mejsin, Ministria e Shendetesise asnje kontribut
Shqiptarët treguan se janë humanistë dhe që kjo është një vlerë e tyre. Pas sensibilizimit të medias për rastin e 2-vjeçares, Mejsi e cila vuan nga një sëmundje e rrallë, të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit bënë të mundur që të mblidhet shumë për të bërë operacionin në Gjermani.
Janë mbledhur plot 56 mijë euro për kurimin në Gjermani të 2-vjeçares Mejsi Xhaxhaj. Operacioni i Mejsit është marrë përsipër nga një prej mjekëve më të njohur në Europë, Helmut Bertalanffy, anëtar i Institutit të Neuroshkencës në Hanover.