Nje mesazh dashurie nen tingujt e kitares
Edlira Mara
Alban Mahmatajn e gjen shpesh në ditët pa shi të ulur në trotuar dhe me një kitarë në dorë. E teksa ecën e shpërqendruar në rrugët me drita të pedonales nuk mund të mos ta dëgjosh tingullin e ëmbël që të fal kitara e tij. Në një bisedë fare të shkurtër mund të zbulosh shumë nga ai njeri i çiltër. Ai gjithmonë në jetë ka ndjekur shprehjen e tij: Dua të vërtetën, kërkoj të pamundurën. Më pëlqen natyra, muzika, poezia. Fitoj bastet me veten, i humb ose i fitoj me të tjerët.