“Pashallaret” e nene Feros
Eksperienca e dados e cila ka 12 vite që kujdeset për fëmijët. Marrëdhënia me fëmijët dhe prindërit e tyre. Portreti i Feruze Allkushit, dado
Albine Hoxhaj
Nëne Feron nuk e pengojnë reshjet e shiut që të dalë nga shtëpia dhe të tregojë më shumë për veten e saj dhe marrëdhënien më fëmijët. Është një zonjë grua, me flokë të shkurtra, e mbushur dhe shumë e dashur. Që në fëmijëri i ka dashur fëmijët më të vegjël dhe është kujdesur për ta dhe kjo e ka ndihmuar që të jetë një dado e suksesshme.