Shqipëria me 8 Kryebashkiake femra për katër vitet e ardhshme
Domethënëse në këto zgjedhjeve vendore, veç votimit për herë të parë sipas reformës së re territoriale, është edhe rritja e pjesëmarrjes së 16 grave në këtë garë. Sipas rezultateve të deritanishme do të kemi gjashte gra, të cilat do të jenë në krye të pesë bashkive të vendit. Por duke mos harruar edhe Voltana Ademin në Shkodër dhe Zamira Rami në Gjirokastër që gjithashtu janë drejt fitores së sigurt.
Shkodra është bashkia me e madhe, e cila për katër vitet e ardhshme do të ketë ne krye kandidaten e PD Voltana Ademi. E cila po fiton ndaj rivales politike, Keti Bazhdari.
Gramshi është qyteti që për herë të parë do të ketë në krye të saj një kryebashkiake femër. Luljeta Dollani ishte e zgjedhura e banorëve që i dhanë rreth 8.700 vota.
Tjetër bashki e konfirmuar që do të jetë nën drejtimin e një gruaje, është Saranda. Kandidatja e majtë Florjana Koka ka fituar në qytetin bregdetar me më shumë se 1 mijë vota ndaj rivalit të saj demokrat, Kreshnik Bozho.
Në Roskovec, kandidatja e majte Majlinda Bufi rikonfirmoi mandatin, përballë Gëzim Caushit të së djathtës.
Fitorja e Juliana Memaj në urën vajgurore dhe Luiza Mandit në Bashkinë e Libohovës shënon një tjetër sukses të kandidateve gra në këto zgjedhje.
Me Zamira Ramin në Gjirokastër dhe Miranda Rirën në Përrenjas, dy kandidate nga radhët e LSI, numri i kryebashkiakeve femra shkon në tetë.
Ky rezultat vjen pasi vendimit të koalicionit të majtë për të vendosur ne garë një numër të madh grash ne raport me zgjedhjet e kaluara.