Shqiptarja qe komunikon me pacientet ne koma
34-vjeçarja Lorina Naci është studente postdoktorante ne Institutin Perëndimor për trurin dhe Mendjen, është nga Tirana. Prej 15 vjetësh jeton në Kanada. Ajo bashkë me kolegët e saj kanë bërë një zbulim të rëndësishëm që ndihmon në komunikimin me pacientët pa përgjigje në sjellje, të cilët mund të jenë diagnostikuar gabim si njerëz në gjendje vegjetative. Pikërisht kjo skuadër zbuloi se aktiviteti i trurit mund të nxjerrë përgjigje për pyetje të thjeshta dhe se mund të përdoret për të komunikuar me pacientët në gjendje kome. Ata shpresojnë se ky kërkim mund të udhëheqë rrugën që një ditë të arrihet komunikimi i drejtpërdrejtë. Është një sistem që kupton përgjigjet përmes skanimit të trurit. Ky zbulim mund të sjellë të dhëna të rëndësishme për komunikimin me pacientët që ndodhen në gjendje kome.