Reagon Totozani ne lidhje me prishen e banesave prane unazes se madhe
Dy ditë pas protestës së disa familjeve pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban në lidhje me shëmbjen e banesave të tyre nga INUK, ka reaguar Avokati i Popullit i cili kërkon respektimin e procedurave duke u shperhur si më poshtë:
“Institucioni i Avokatit të Popullit, në funksion të ushtrimit të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, për mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave të ligjshme të shtetasve ka pranuar një sërë ankesash që janë paraqitur nga banorët që kanë ndërtuar objekte banimi në zonën e Selitës. Nga shqyrtimi i ankesave dhe dokumentacionit përkatës na rezulton se pjesa më e madhe e tyre kanë filluar procesin e legalizimit dhe janë në faza të ndryshme të zhvillimit të tij. Ndërkohë, na rezulton se ALUIZNI, ende nuk ka dalë me një vendimmarrje përfundimtare për legalizimin ose jo të këtyre objekteve të ndërtuara nga subjektet” shkruhet në Gazetën Shqip.
Më shumë në lidhje me protestën mund të lexoni këtu: Protestojnë banorët e objekteve që do shëmben për unazën e madhe