Vendim hsitorik në Itali për prindërimin e dy nënave

Në një vendim që konsiderohet historik për të drejtat familjare dhe barazinë, Gjykata Kushtetuese e Italisë ka shpallur të papajtueshme me Kushtetutën mohimin e prindërimit për një nga dy nënat që kanë sjellë në jetë një fëmijë nëpërmjet protokolleve të lindjes së asistuar jashtë Italisë.
Vendimi thekson se lidhjet afektive dhe familjare nuk mund të anulohen me dekrete apo përmes lëvizjeve ideologjike diskriminuese. Në rastet kur dy gra vendosin bashkërisht të kenë një fëmijë përmes PMA, edhe nëna që nuk e ka lindur fëmijën duhet të njihet si prind që në momentin e lindjes.
Ky është një goditje e fortë politike për ata që, sipas kritikëve, e kanë kthyer diskriminimin kundër familjeve me prindër të së njejtës gjini në një fushatë ideologjike të vazhdueshme. Vendimi është një sinjal i qartë se këto praktika janë jashtë ligjit dhe shkelin Kushtetutën italiane.
Qeveria aktuale është kritikuar ashpër për trajtimin e familjeve të quajtura “arcobaleno” (ylli i ylberit), duke i tërhequr në procese gjyqësore dhe duke iu mohuar prindërve e fëmijëve të tyre të drejtat dhe dinjitetin.
Përveç kësaj, një lajm tjetër pozitiv vjen nga Gjykata e Pesaros, e cila ka njohur adoptimin e fëmijës së dytë të një çifti omogjenitor të lindur përmes shtatzënisë me ndërmjetësim (GPA) jashtë vendit, duke treguar një vazhdimësi në orientimin pro të drejtave të fëmijës dhe interesit të tij më të lartë.
Aktivistët, shoqatat dhe kryebashkiakët që kanë mbështetur këtë kauzë janë vlerësuar për kontributin e tyre në këtë betejë për barazi dhe drejtësi. Vendimi përfaqëson një fitore të madhe për komunitetin LGBTQ+ dhe për të gjitha familjet që kërkojnë njohje të barabartë para ligjit.