Verë me ngjyra dhe solidaritet. Aktivitetet e Aleancës për korrikun

Gjatë muajit korrik, Aleanca LGBT organizon një sërë aktivitetesh që synojnë të krijojnë hapësira të sigurta, të ofrojnë mbështetje emocionale dhe të forcojnë lidhjet brenda komunitetit LGBTI+ në Shqipëri.
11 Korrik – Piknik
Ditë relaksi në natyrë me ushqim, lojëra dhe shoqëri të mirë.
17 Korrik – Grup Mbështetës për Djem Trans dhe Individë Transmashkullorë
Hapësirë për diskutime të hapura dhe ndarje të përvojave, me fokus te mbështetja dhe fuqizimi personal.
18 Korrik – Plazh në Gjirin e Lalzit
Një ditë për të pushuar, për t’u argëtuar dhe për të ndërtuar lidhje të reja larg zhurmës së qytetit.
25 Korrik – Volejboll
Aktivitet sportiv që sjell bashkëpunim dhe argëtim në një ambient gjithëpërfshirës.
31 Korrik – Board Games
Pasdite me lojëra tavoline për të kaluar kohë cilësore me komunitetin.
Të gjitha këto aktivitete janë të hapura për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e një komuniteti mbështetës, të sigurt dhe gjithëpërfshirës.
Për më shumë informacion ose për t’u bashkuar me aktivitetet, mund të kontaktoni Aleancën LGBT në Instagram: @aleanca_lgbt