Belle Air kercenon dhe fyen gazetaren: Do te q… robt ty dhe familjes (FOTO)
Gazetarja e Zërit në Kosovë, Besiana Xharra, është kërcënuar përmes rrjetit social Facebook nga njerëz të kompanisë Belle Air në Kosovë. Ndaj gazetares është përdorur një gjuhë fyese për të dhe familjen e saj. Pas kërcënimit të parë në Facebook, gazetarja ka kthyer përgjigje duke thënë se ajo ka raportuar atë që kanë thënë udhëtarët, të cilët po keqtrajtohen nga kjo kompani. Por si përgjigje ajo ka marrë një kërcënim edhe më të fortë.