Formati i A Krasta Show i vjedhur nga “Che Tempo Che Fa” i Fabio Fazios? E thote RAI 3
Luciana Littizzetto, aktorja e njohur komike e cila shfaqet cdo të dielë përkrah Fabio Fazios në programin Che Tempo Che Fa në Rai 3, ka ironizuar Alessio Vincin dhe televizionin Agon Channel. Littizzetto në fillim informon për angazhimin e fundit pranë Agon Channel të gazetarit Vinci dhe shpjegon se “puna e tij e re është që të ndihmojë televizionin shqiptar me ide të reja”. Por në këtë moment ajo fton Fazion të shikojë një sekuencë nga emisioni i Adi Krastës: Skenografia dhe i gjithë formati është identik me emisionin Che Tempo Che Fa.