Gazetaret qe kerkojne “skenografi” ne protesten e te rinjve rome…
Një grup të rinjsh të komunitetit rom, vajza dhe djem të rinj, të pashëm, të kujdesshëm për veten por mbi te gjitha të ndrojtur protestuan sot të heshtur para Bashkisë.
Kishte media shumë, gazetarë të televizioneve, kameramanë, vajza të reja që mbajnë mikrofonin në dorë, por edhe vajza të rritura e me përvojë në kronikat televizive.
Pothuajse asnjë prej atyre mediave të pranishme nuk e mbuloi protestën e të rinjve romë.