Karaj kritikon programet e humorit dhe vlereson punen e redaksive te informacionit
Posted On 07/02/2014
0
Autoriteti i Medias Audiovizive organizoi sot në Tiranë Konferencën Kombëtare me temë “Diskriminimi në Media”, ku mori pjesë edhe Xheni Karaj, aktiviste e LGBTI. Ajo debatoi me të pranishmit në lidhje me qëndrimin që media ka ndaj çështjeve të komunitetit LGBTI dhe theksoi anë pozitive por nuk ngurroi të sillte dhe disa vërejtje që komuniteti LGBTI ka.