Konkurs per prodhim mediatik
Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine prezantoi ne Universitetin e Arteve “Konkurs per prodhim mediatik”
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros) në Tiranë, në kuadër të Programit të Medias, me qëllim nxitjen e një mbulimi më të gjerë mediatik të çështjeve sociale të vendit, ngritjen e kapaciteteve të të rinjve si dhe promovimin e formave të reja të medias qytetare, shpall konkursin për prodhimin e 24 video-dokumentarëve prej 5-12 minuta, me tematikë sociale nga i gjithë territori i Shqipërisë.