Korrupsioni dhe kontrolli i medias
Nga prof. Lee Tucker
Në luftën ndaj korrupsionit, medias së lire, mund t’i krijohen situata shumë të vështira. Kudo, ku media i shërben qeverisë së vet, si mbulesë korrupsioni, ai ushqehet më shumë. Në të kundërt, zhytja në korrupsion, bëhet e rrezikshme për zyrtarët e qeveritarët. Veprimet e tyre ilegale, janë shumë të mundëshme për t’u zbuluar dhe njohur nga publiku. Mbi ta, bije revolta e publikut, hetimet, ndjekjet.
Pikërisht, për rrolin vital dhe unik të medias në luftimin e korrupsionit, çdo përpjekje e qeverisë për ta kufizuar atë, pa tjetër që do parë me dyshim.
Taktika të ndryshme janë përdorur për të prangosur shtypin. Por jo tërë vëndet, mbështeten në të njëjtat metoda. Frikësimi fizik, ende është një nga mjetet e përbashkëta, që çon pa tjetër në zvogëlimin e numërit të gazetarëve hetues.
Shumë gazetarë i janë nënshtruar vjedhjeve , arrestimeve, rrahjeve dhe kërcënimeve me vdekje. Përdorimi i violencës, është formë ekstremisht efektive e censurimit. Nuk çudit fakti që, pavarsisht nga korrupsioni mes zyrtarëve, vetë media në shumë vënde, pothuaj se nuk merret me këtë problem. Kjo, padyshim, që është shëmë e rrezikshme.
Kontrolli qeveritar mbi median , është mjet shumë efektiv që mbron zyrtarët qeveritarë nga vëzhgimi i rreptë i publikut.
Pronësia direkte shtetrore e medias ,apo siç quhet media publike, shërben si një tjetër mjet përmes të cilit bëhet mbulimi i veprimtarisë së zyrtarëve.Po atë qëllim ka edhe refuzimi qeveritar i kërkesave që mund të bëhen për krijimin e medias private.
Tjetër taktikë është, ushtrimi i presionit ekonomik ose politik me synimin që pa tjetër të garantohet një staf mediatik proqeveritar. Frikësimi ekonomik, sikundër edhe vendosja e taksave ekstremisht të larta , është më tej , një tjetër mjet i shtërngimit qeveritar .
Së fundi, qeveritë mund të mbështeten në ligje, që hapur kufizojnë lirinë e shtypit. Këtu ,hyjnë ato që tradicionalisht quhen ligjet për shpifje. Po ashtu, këtu futen dhe ligjet e bërë me qëllim për të mbrojtur nderin e shtetit ose mbarëvajtjen e kombit.
Tërë këto ligje, janë projektuar si ligje që ndalojnë fyerjen dhe kritikën për qeverinë. Kjo është edhe arsyeja që shpesh , për ta , përdoret emërtimi i përbashkët, “Ligje kundër fyerjes”. Ligjet kundër fyerjes e kanë origjinën në mesjetë. Ato janë përdorur që në atë kohë , për të mbytur çdo kritikë ndaj monarkëve, despotëve dhe të tjerëve që kërkonin vetëm bindje të plotë.
Sot , në tërë Evropën Perëndimore, ato ose janë lënë jashtë përdorimit ose janë flakur tej plotësisht. Por , fatkeqësisht, ato vazhdojnë të ekzistojnë në shumë nga vëndet e prapambetura të botës, përfshirë dhe Evropën lindore apo qëndrore. Veçanrisht ,alarmant është fakti që , këto ligje, shpesh imponojnë sanksione kriminale. Si të tilla, ato përbëjnë një kërcënim të vazhdueshëm dhe në rritje.
Për gazetarët, dënimi për fyerje, është gjithmonë më i madh se për jo gazetarët. Zbatimi i një ligji antifyerje, i ashpër dhe i pa përcaktuar qartë , me dënime të rrepta, pa dyshim do vështirsojë mbulimin e problemeve të korrupsionit nga media.
Nga tërë vëndet që i përdorin këto lloj ligjesh , dëgjohen shpesh justifikime . Sipas tyre, ato janë të nevojshme për mbrojtjen e dinjitetit dhe nderit të kombit e shtetit si dhe të udhëheqësve të tyre.
Në fakt , ligjet antifyerje dhe format e tjera të censurimit, në të shumtën e rasteve , përdoren për vetmbrojtje. Duke lejuar që interest kombëtare t’u nënshtrohen në realitet interesave të individëve të korruptuar, këto ligje aktualisht dobësojnë shtetin.
Qeveria që i shpëton vëzhgimit të rreptë të publikut, është qeveri që s’jep llogari . Duke qënë e fshehtë nga sytë e publikut, nga vëzhgimi i tij , qeveria është e prirur të hyjë në veprimtari ilegale.
Jo vetëm kaq, ligjet që kufizojnë fjalën , përfshirë ligjet antishpifje, shkelin Artikullin 19 të Konventës Ndërkombëtare të të Drejtave Civile e Politike.
Sipas saj: ”Çdo njeri, ka të drejtën për lirinë e të shprehurit. Kjo e drejtë do të përfshijë lirinë për të kërkuar , marrë dhe transmetuar të dhëna dhe ide të të gjitha llojeve, pa marrë parasysh kufijtë, qofshin me gojë, me shkrim ose shtyp, në formën e artit ose përmes një medie tjetër sipas zgjedhjes së tij”.
Është e njohur formalisht në Parimet e Sirakuzës të 1984, përpjekja e pa drejtë , për ruajtjen e reputacionit. Sipas tyre, përcaktohet që : ”Kufizimi i të drejtës njerëzore, që bazohet mbi reputacionin e të tjerëve, nuk mund të përdoret për të mbrojtur shtetin dhe zyrtarët e shtetit, që të mbrohen nga kritika vetëm e vetëm sepse u dashka që t’u ruhet reputacioni i tyre”.
Racionale për këtë interpretim, është lidhja jetsore ndërmjet lirisë së shprehjes dhe funksionimi i rregullt i shoqërisë demokratike. Dihet se kufijt e kritikës së pranueshme, janë më të gjera kur është fjala për një politikan , një zyrtar, se sa për një individ privat.
Veçanrisht, standartet e kërkuara për figurën e zyrtarëve publikë , janë shumë më të larta kur është fjala për figura të përfolura nga opinion. Këta zyrtarë, në mënyrë të pashmangëshme dhe me vetdije , duhet ta lënë veten në dorën e vëzhgimit shumë të imët të opinionit dhe të gazetave, duke treguar pra shkallën më të lartë të tolerancës.
Me qëllim që media të bëjë më efektive detyrat që i takojnë , ajo duhet të jetë e lirë nga influencat , kontrolli dhe hakmarrja e qeverisë.
(“Corruption and Democracy”- Prof. Lee Tucker – përkthyer nga Alqi Kadenasi)
Marrë nga gazetatema.net