Kush po e rrenon gazetarine?!
Albinë Hoxhaj
Sa herë që shikoj përreth meje padrejtësi, ndihem e pafuqishme. Nuk mund të bëj asgjë për të ndryshuar një realitet të hidhur. Megjithatë profesioni më ka dhënë të drejtën e fjalës dhe unë nuk kam frikë të flas. Nuk stepem para asgjëje.
Po vrisja mendje se për sa e sa problematika kam shkruar gjatë një viti pune si gazetare në sektorë të ndryshëm, por e fokusuar tek shëndetësia, ishin shumë. A kishte ndryshuar gjë? Në raste të rralla, por kam marrë reagime pothuajse për çdo shkrim.