Media e re realitet, apo vetem virtualitet?
A kanë mundësi alternative qytetarët shqiptarë që të jenë pjesëmarrës në proçesin e prodhimit të informacionit?
Cilat janë dritaret e reja që nuk interesohen detyrimisht vetëm për zhvillimet politike të ditës, por mbi të gjitha për shqetësimet qytetare të komuniteteve brenda apo jashtë zonave urbane dhe mbi te gjitha per te drejtat e njeriut?
Cilat janë sfidat, vështirësitë dhe cili është motivimi dhe nevoja për të ngritur për herë të parë dhe nga e para një infrastrukturë demokratike të prodhimit, përcjelljes dhe analizimit të informacionit, në korniza që lejojnë, inkurajojnë dhe ndihmojnë qytetarët që të jenë pjesë aktive dhe jo thjesht auditor i këtij zinxhiri informacioni?