Mediat e pakicave ne Mal te Zi
Analistët shqiptarë në Mal të Zi vlerësojnë se mediat në gjuhën e pakicave duhet të mbështetën sa më shumë nga ana e institucioneve shtetërore me qëllim që këto media mos të reduktohen apo edhe të shuhen. Në këtë kuadër, ata theksojnë se një vëmendje më të madhe duhet kushtuar mediave në gjuhën shqipe, pasi kjo është një gjuhë e veçantë, e cila dallon dukshëm nga gjuhët sllave që fliten në Mal të Zi.