Nje debat per median online, “dashuria” e re e politikaneve
DEBATI I SE DIELES
Gazeta Mapo ka botuar në numrin e sotëm një speciale në lidhje me median online, forumet sociale dhe tendencën tashmë të re të politikanëve shqiptarë për të zëvendësuar metodat tradicionale të komunikimit me Facebook e Twitter.
Gazeta ka pyetur për këtë edhe gazetarë të njohur. Lutfi Dervishi thotë se: Viti 2013 do të jetë viti i mediave sociale edhe për shkakun se do të shohim një rritje të përdorimit të tyre gjatë fushatës së ardhshme elektorale.