Peza: Kryetari i AMA do zgjidhet edhe pa prezencen e opozites
Edhe pse pa prezencën e opozitës, mazhoranca ka miratuar 4 ditë më parë listën me 7 kandidatë për postin vakant të kryetarit të Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA).
Proçedura do të vazhdojë këtë të hënë me përzgjedhjen duke e ulur numrin në katër konkurentë.
Opozita gëzon të drejtën të heqë dy emra nga lista ndërsa mazhoranca dërgon në Kuvend dy kandidatët e saj për të zgjedhur kreun e ri të AMA-s.