Plagoset me thike ne ambientin e punes gazetari i Klan Kosova
Mëngjesin e sotëm, rreth orës 10.30, në zyrat e televizionit Klan Kosova në Prishtinë, një person ka sulmuar gazetarin Milot Hasimja duke e goditur me thikë në kokë.
Kolegët e Hasimes që ndodheshin në vendngjarje kanë mundur të ndalojnë sulmuesin dhe e kanë mbajtur atë të izoluar deri në ardhjen e forcave të policisë.
Klan Kosova ka bërë të ditur se gazetari është dërguar menjëherë në qendrën emergjente për trajtim mjekësor QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetën.