Rrefimi i nje gazetari lidhur me punen e tij, si trajtohet, si paguhet dhe cfare e shqeteson ate
Gazetari: Kur shkon te takosh dike per nje interviste, te duket vetja per gjynaf, te vjen keq nga vetja edhe pse gazetari duhet te jete superiori, qe te dominoje, te kontrolloje biseden… Keta te shtypin…
Për herë të parë në Shqipëri u organizua një protestë në ‘Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit’, por ndodhi ajo diçka që nuk pritej. Pjesëmarrja e vetë gazetarëve ishte e pakët madje edhe ata që kanë muaj pa u paguar nuk morën pjesë në këtë protestë! Kush nga frika se i shikon pronari i medias ku punon e kush nga frika se edhe pas kësaj proteste asgjë nuk do të ndryshojë.