Te rinjte shqiptare kritike ndaj permbajtjeve mediatike
10 organizata joqeveritare te vendeve te rajonit ndoqën një studim i cili lipsej të zbulonte raportin e të rinjve me median. Duke marrë shkas nga aksesi gjithnjë e më në rritje dhe përhapja e gjerë e mediave, studimi synonte të zbulonte qasjen e të rinjve ndaj medias. Partneri shqiptar që ndërmorri studimin ishte instituti i pavarur për studimin e politikave publike, EUNACAL, i drejtuar nga Alban Nelaj, i cili shprehet për DW se të rinjtë shqiptarë shfaqen të dyzuar përballe konstatimit të burimeve të ndryshme të informacionit për të njëjtën çështje.
“Për 79% të të rinjve shqiptarë gjëja e parë, që do të bënin, do të ishte krahasimi me burime të tjera informacioni. Ndërkohë 62% e të rinjve shprehen se gjithashtu në raste të tilla do të merrnin parasysh vetëm burimet e informacionit, në të cilat ata kanë besim. Vetëm 47% e të rinjve shqiptarë shprehen se në raste të tilla do të diskutonin edhe me persona të tjerë për të marrë mendimet e tyre mbi çështjen, që pasqyrohet në mënyrë kontradiktore nga burime të ndryshme informacioni mediatik.” shprehet Nelaj
Më tëj, Dr. Roland Lami thekson idenë se asnjëherë më parë individët nuk kanë pasur mundësi të ndajnë informacionin e tyre me kaq shumë njerëz në botë. Për Dr Lamin, të ekzistosh do të thotë të kesh një identitet në rrjete sociale. Sipas dr. Roland Lamit në ditët e sotme ka ndryshuar edhe koncepti i miqësisë, sepse falë teknologjisë mund të mësojmë gjithçka për miqtë, pa qenë nevoja të takohemi me ta, përdoruesit e rrjeteve sociale, ndajnë online aktivitetin e tyre, ndajnë me këdo informacionin se me çfare po merren. “Interneti është shndërruar në armën e re në arsenalin e të rinjve për të administruar shoqërinë e tyre”.
Për më shumë klikoni këtu: http://www.dw.de/t%C3%AB-rinjt%C3%AB-shqiptar%C3%AB-kritik%C3%AB-ndaj-p%C3%ABrmbajtjeve-mediatike/a-17812267