Thirrje për Internship
Kohëzgjatja: 3 muaj
Afati i fundit për aplikim: 7 tetor, 2015
Adresa: Rruga “Mine Peza”, Tiranë, Shqipëri
Historia Ime, portali i parë për të drejtat e njeriut në shqip, hap aplikimet për internship në projektin “Monitorimi i gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në median online”. Historia Ime i bën thirrje gjithë të rinjve që dëshirojnë të angazhohen në mbrojtje të të drejtave të njeriut, të bëhen pjesë e këtij projekti.
Pranë redaksisë së portalit “Historia Ime” në Tiranë, do të rekrutohet një intern për një periudhë 3 mujore. Internshipi zgjat 3 orë në ditë dhe është i papaguar.
Intern është një individ i cili investon kohë, përpjekje, njohuri dhe aftësi vetjake me vullnetin e tij të lirë, në shërbim të aktiviteteve dhe veprimtarive të kryera me qëllim mirëqënien e një individi tjetër apo të publikut të gjerë.
Interni do të punojë në projektin e monitorimit të medias online për përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit. Puna konsiston në monitorimin e 5 artikujve në ditë.
Detyrat kryesore:
- Të paraqitet në zyrat e “Historia Ime”, çdo ditë (e hënë – e shtunë), për të paktën 3 orë
- Të monitorojë 5 artikuj në ditë
- Të plotësojë formularin e monitorimit të përgatitur nga stafi i “Historia Ime”
- Të marrë pjesë në mbledhje apo takime në lidhje me projektin
Kush mund të aplikojë?
- Të gjithë të rinjtë që vijnë nga fushat e Gazetarisë, Komunikimit, Shkencave Sociale por edhe të tjerë që dëshirojnë të angazhohen në mbrojtje të të drejtave të njeriut
- Personat që janë të hapur të mësojnë dhe të punojnë në grup
- Avantazh ata që kanë eksperienca të mëparshme në monitorimin e medias
Çfarë do të fitoni nga ky internship?
- Takoni njerëz të rinj
- Fitoni eksperiencë
- Qëndroni aktiv dhe i përfshirë
- Ndihmoni komunitetin
- Jepni suportin në kauza që janë të rëndësishme për ju
- Mundësi për të nënshkruar kontratë më vonë pranë “Historia Ime”
Si mund të aplikohet?
Dokumentat që nevojiten për të aplikuar për internship pranë Historia Ime:
- Curriculum vitae;
- Letër motivimi ku përfshihet arsyeja e aplikimit.
Dërgojeni aplikimin tuaj në [email protected]
Historia Ime siguron që të gjitha kërkesat për internship do të kenë gjykim të barabartë pavarësisht gjinisë, racës, ngjyrës, etnisë, gjuhës, identitetit gjinor, orientimit seksual, identitetit gjinor, bindjes politike, fetare ose filozofike, gjendjes ekonomike, arsimore ose shoqërore, shtatzënisë, përkatësisë prindërore, përgjegjësisë prindërore, moshës, gjendjes familjare ose martesore, gjendjes civile, vendbanimit, gjendjes shëndetësore, predispozicioneve gjenetike, aftësisë së kufizuar, përkatësisë në një grup të veçantë ose me çdo veçorie tjetër që parashikohet në Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimit.