Gratë në Japoni : Covid na ndryshoj mënyrën e jetesës përgjatë një viti të tërë

Shkalla e vetëvrasjeve nga gratë japoneze u rrit ndjeshëm gjatë pandemisë, duke bërë thirrje për të mbështetur më tepër familjet me të ardhura të ulëta.
Koronavirusi sapo kishte filluar përhapjen e valës së tij në të gjithë globin kur Ayako Sato iu tha se çerdhja ku ajo punonte do të mbyllej përkohësisht si pjesë e përpjekjeve të Japonisë për të frenuar pëhapjen e mëtejshme të Covid-19.
Nëna e dy vajzave adoleshente për dy javë i është dashur të kursej tepër , duke besuar se nuk do të vononte shumë dhe ajo do të punonte përsëri.
Muaj pasi ishte pushuar nga puna në mars, Sato ishte duke i ndarë vaktet në mënyrë që fëmijët e saj të mund të hanin rregullisht, e zhytur në faj që nuk ishte në gjendje të siguronte të ardhura për ta, e lëre më të hiqte pak para çdo muaj për arsimin e tyre universitar.
“Unë i dua fëmijët dhe me të vërtetë dëshiroja të vazhdoja punën në çerdhe, por shumë prindër vazhduan t’i mbanin fëmijët e tyre në shtëpi, kështu që nuk kishte punë për t’u kthyer”, tha Sato për Guardian. “Dhe agjencia e punësimit tha se nuk kishte asgjë tjetër për mua.”
“Arrita në atë pikë që seriozisht mendova se fëmijët e mi do të ishin më mirë financiarisht nëse do të isha e vdekur. Mendova se mund të duhej të linin shkollën e mesme dhe të gjenin punë, edhe pse kjo ishte gjëja e fundit që doja të bënin. Ata më shikonin duke qarë çdo ditë, gjë që ka qenë vërtet e vështirë për ta.”
Sato, e cila është në fund të të 40-ave, nuk ishte vetëm. Deri në fund të vitit, më shumë se 80,000 njerëz në Japoni ishin pushuar nga puna si rezultat i pandemisë, pothuajse gjysma e tyre të punësuar, si Sato, në punë të rastësishme.
Mbylljet e biznesit i godasin veçanërisht gratë. Megjithëse numri i grave në fuqinë punëtore është rritur ndjeshëm vitet e fundit, shumë punojnë në punë jo të rregullta me pagesë të ulët që tani përbëjnë rreth 40% të tregut të punës në Japoni.
“Gratë që punojnë punë me kushte jo të mira janë të shumta, ku ka pak siguri në punë, dhe pasi u mbyllën shkollat, familjet duhej të përpiqeshin për të siguruar kujdesin ndaj fëmijëve, që zakonisht nënkuptonte që nënat që punonin të qëndronin në shtëpi”, tha Machiko Osawa, një profesor ekonomie nga Universiteti i Tokios.
Rreth 60% e familjeve raportuan përkeqësimin e rrethanave të jetesës sipas një sondazhi të kryer nga Instituti Japonez për Politikën e Punës dhe Trajnimit, ku më shumë se një e treta kanë pohuar se nuk kishin mundësi të blinin ushqim të mjaftueshëm.
Rritja e humbjeve të vendeve të punës nxiti kërkesën për bankat e ushqimit, duke bërë që qeveria të lëshojë orizin e grumbulluar për bamirësi për herë të parë muajin e kaluar, ndërsa ndërmarrjet kanë raportuar një rritje të kërkesave për shtyrje të pagesave të faturave.
Punonjësit e bamirësisë thonë se po shohin më shumë gra dhe nëna me fëmijë të vegjël në terren, dhe se kanë hezituar të bashkohen me burrat në radhë për ushqim.
“Chieko Akaishi, kreu i Forumit “Nëna Fitimprurëse”, tha që “organizata e saj kishte parë një rritje të madhe të telefonatave dhe postave elektronike gjatë vitit të kaluar nga gratë që kërkonin ndihmë.”
“Shumë prej tyre kanë humbur punën e tyre dhe po përpiqen të sigurojnë fëmijët e tyre dhe të paguajnë qiranë e tyre,” tha Akaishi, organizata e të cilit dërgon pako ushqimore në më shumë se 2,000 familje me të ardhura të ulëta çdo muaj.
“Kjo ka vazhduar për një vit tani, dhe po merr një dëm të madh. Kam dëgjuar kaq shumë herë fjalët: ‘Jam lodhur’ dhe ‘Nuk mund të vazhdoj’. Është kthyer në çështje mbijetese tashmë.”
Një tregues shqetësues i pasojave të shëndetit mendor nga pandemia erdhi në fillim të këtij viti, kur shifrat treguan se shkalla e vetëvrasjeve në mesin e grave Japoneze ishte rritur ndjeshëm gjatë pandemisë Covid-19, edhe pse ajo ra paksa mes burrave.
Shkalla u rrit dukshëm nga korriku, pasi ndikimi i pandemisë filloi të përhapet. Ndërsa vetëvrasjet e meshkujve ranë me 1% në vitin 2020, ato u rritën 14.5% mes grave, sipas ministrisë së shëndetësisë.
“Për njerëzit beqarë pandemia ka qenë edhe më izoluese dhe shumë kanë marrë një goditje të madhe në paga sepse shumë prej tyre janë në punë me paga të ulëta”, tha Osawa. Ankthi i tyre financiar është amplifikuar nga ndjenja e tyre e izolimit, dhe kjo ndihmon në shpjegimin e rritjes së vetëvrasjeve femërore.”
Sato, e cila u divorcua gati tre vjet më parë, thotë se ndihet më pozitive për të ardhmen tani që ka siguruar punë me kohë të pjesshme në administratën e zyrës pasi ka marrë një kurs IT.
“Të divorcohesha ishte e vështirë, por ishte zgjedhja ime të filloja nga e para me fëmijët e mi. Por virusi është ndryshe. Vajzat e mia po rriten dhe po bëhen të pavarura, por unë njoh gra me fëmijë të vegjël që po kalojnë një kohë të tmerrshme. Në disa mënyra ndjehem sikur jam një nga ato gra me fat.”
Burimi: The Guardian