Copyright
© 2019 Historia Ime
Arlis Alikaj ushtron profesionin e gazetarit investigativ që prej vitit 2014. Ai iu bashkua HistoriaIme në Dhjetor të 2020. Arlisi është gjithashtu një aktivist mjedisor dhe për të drejtat e njeriut i cili ka ndërmarr dhe shumë nisma për forcimin e demokracisë lokale. Në vitin 2018 ai ishte pjesëmarrës në Bursën Ballkanike për Ekselencë në gazetari nga BIRN ndërsa në vitin 2019 fitoi çmimin e CEI SEEMO për Merita të Shquara në Gazetarinë Hulumtuese. Arlisi është trajnuar nga organizata të shumta amerikane dhe europiane si dhe shërben dhe si pikë fokale e tyre/korrespodent për Shqipërinë.
Isa Myzyraj është gazetar në Shqipëri, aktualisht punon për televizionin Ora News ku mbulon redaksinë e rretheve dhe prej 2020 punon edhe në Historia Ime ku mbulon aktualitetin në vend, rajon dhe botë për rastet e shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe komunitetit LGBTQ+.
Myzyraj është gjithashtu kontributor në disa media në Shqipëri dhe rajon, në çështjet që lidhen kryesisht me të Drejtat e Njeriut dhe lirinë e medias dhe shtypit!
ka përfunduar studimet për Shkenca Politiken në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Shqipëri. Gjithashtu ka përfunduar disa akademi në Tiranë që lidhen me Shkencat Politike dhe Marrëdhëniet me Publikun, dhe ka ndjekur dhjetëra trajnime dhe konferenca kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare që lidhen me të Drejtat e Njeriut!
Kevin është diplomuar në Universitetin e Tiranës. Pjesëmarrës në disa iniciativa që synojnë promovimin e rinisë aktive dhe angazhimet e tyre në shoqëri. Pjesëmarrës i rregullt në aktivitete të organizuara nga organizata rinore dhe ato të shoqërisë civile, mbi kauza që ndikojnë në jetën e përditshme të të rinjve në Shqipëri. Vullnetar në disa projekte ku ka mbuluar fushën e Medias dhe të Komunikimit. Prej nëntorit 2018 pjesë e Historia Ime fillimisht si gazetar e më pas si përgjegjës i përmbajtjes për uebfaqen e Historia Ime dhe përmbajtjes në rrjete sociale.
Liri Kuçi ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, ku është diplomuar në Master Shkencor për Teori Politike, pranë fakultetit të Shkencave Sociale. Prej 5-vitesh, ajo është aktiviste pranë Organizatës Politike dhe Lëvizjes ‘’Për Universitetin’’ duke kontribuar në çështjet sociale, universitare dhe organizimin punëtor. Liria, është gjithashtu aktive në kauzën feministe, e cila merret me hulumtime e shkrime mbi barazinë gjinore dhe seksualitetin, duke kontribuar dhe në blogje ndërkombëtare. Prej 2019-tës është kryeredaktore pranë Historia Ime.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.