Të tjera
Kategori
Secondary
Copyright
© 2019 Historia Ime
Mbrojtës i palodhur për të drejtat e LGBT+ është bashkëthemelues i ProLGBT dhe I Aleancës Kundër Diskriminimit, të dyja organizatat kryesore për mbrojtjen e personave LGBT+ në Shqipëri. Në dhjetor të 2014 ai ishte ndër themeluesit e STREHA, shelterit të parë për personat LGBT+ në të gjithë Europën Juglindore. Kristi ka kryer studimetbachelor për Histori dhe Arkeologji në Universitetin e Tiranës dhe ka kryer edhe një sezon kërkimor në fushën e komunikimit të trashëgimisë kulturore në Universitetin e Bolonjës.
Mbrojtës i palodhur për të drejtat e LGBT+ është bashkëthemelues i ProLGBT dhe I Aleancës Kundër Diskriminimit, të dyja organizatat kryesore për mbrojtjen e personave LGBT+ në Shqipëri. Në dhjetor të 2014 ai ishte ndër themeluesit e STREHA, shelterit të parë për personat LGBT+ në të gjithë Europën Juglindore. Kristi ka kryer studimetbachelor për Histori dhe Arkeologji në Universitetin e Tiranës dhe ka kryer edhe një sezon kërkimor në fushën e komunikimit të trashëgimisë kulturore në Universitetin e Bolonjës. Karrierën e ka filluar në vitin 2000 si gazetar dhe ka një përvojë të gjate në gazetari, duke qenë se ka punuar si gazetar dhe drejtues për media të rëndësishme si Kult, ATSH, Mapo, Shekulli, etj. Ka qenë gjithashtu Drejtor i Komunikimit të Lëvizjes MJAFT! dhe ka qenë I përfshirë në draftimin dhe implementimin e shumë fushatave mediatike kombëtare dhe ndërkombëtare mediatike, sidomos në lidhje me të drejtat e njeriut. Nga viti 2017 jeton me partnerin e tij në Kanada ku punon për organizatën Community Builders Group, në një projekt pilot strehimi për personat vulnerabël ne Vankuver. Ai vazhdon të angazhohet në aktivizëm për të drejtat e LGBT+ në Kanada ku kontribuon me shkrime per Daily Xtra ndërsa ndjek me vëmendje ecurinë e lëvizjes në Shqipëri, ku është anëtar i Bordit të Drejtorëve të Pro LGBT.
Alba Ahmetaj është juriste dhe bashkëthemeluese e ProLGBT. Ajo është një ndër asetet e Historia Ime që në fillimet e saj dhe zëri i saj është i dukshëm sidomos në seksionet e feminizmit, LGBT-ve dhe Drejtave të Njeriut të portalit pasi motivimi i saj ka qënë me i fokusuar në këtë drejtim. Ajo është aktiviste prej 10 vitesh për avancimin e të drejtave të komunitetit LGBTI në Shqipëri dhe ka luftuar për të ndihmuar përmirësimin e jetës së grave dhe vajzave të këtij komuniteti. Alba është Drejtoresha e Programeve të dedikuara grave dhe vajzave të komunitetit LBT.
Erjon Tela është bashkëthemelues i ProLGBT dhe një ndër ideatorët e Historia Ime që në fillim ishte projektuar si një ditar online për personat LGBT. Ai ka qenë përgjegjës për gjithë drejtimin operacional të shelterit STREHA. Nga viti 2012 deri në 2017 ai mbikqyri të gjitha çështjet dhe punët financiare të organizatës dhe ishte, ndër të tjera, përgjegjës për buxhetimin, raportimin dhe monitorimin financiar. Ai ka një Master në Administrim Publik dhe është një mbrojtës i apasionuar i të drejtave të njeriut. Nga viti 2017 jeton në Kanada ku punon për Bashkinë e Surrey, në Vankuverin Metropolitan.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.