Fotoja e ditës – Takimi Mustafa-Vuçiç
Është cilësuar si fotoja e ditës nga Kryeministri Rama dhe shumë media online, momenti i shtrëngimit të duarve mes Kryeministrit të Kosovës , Isa Mustafa dhe Kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Dy krerët e shtetit, shtrënguan duart sot para fillimit të punimeve të forumit ekonomik të Vjenës me pjesëmarrjen e kryeministrave të 6 vendeve të rajonit. Vuçiç dhe Mustafa, ishin për herë të pare te pranishëm të dy, në një event të një niveli të lartë.