Një “dashuri” e pakuptimtë!

Kur Giorgia Meloni u bë kryeminsitre e Italisë këtë vit mediat prestigjioze botërore shkruajtën në kryetitujt e tyre për rrezikun që e pret jo vetëm Italinë por edhe evropën nga Meloni.
Ajo, është një përfaqësuese e së djathtës ekstreme, një person i cili ka folur hapur kundër të drejtave të njeriut, dhe një person që qartasi nuk përmbush vlerat e Bashkimit Europian ku Italia është pjesë, e Shqipëria synon të shkojë.
Por ajo që është ende më e çuditshme, është “dashuria” mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, dhe Kryeministres italiane Giorgia Meloni.

Së fundmi, Rama e ftoi Melonin në vilën qeveritare në Dhërmi, së bashku me familjen e saj, ku ata qëndruan 4 ditë aty.
Rama në disa publikime në rrjetet sociale e quajti Melonin “motër”.
Marrëdhënia e Ramës me Melonin është bërë temë diskutimi disa herë në shypin Italian e shqiptar, teksa të dy janë kapur nga fotot duke qeshur, e duke u përqafuar me njëri-tjetrin.

Por është e pakuptimtë edhe politikisht marrëdhënia mes tyre!
Për shembull, Rama e quan veten të majtë, pasi vjen nga një parti e majtë, ndërsa Meloni është një e djathtë ekstreme.
Pra, mënyra sesi e shohin Bashkimin Evropian dhe të ardhmen e përbashkët, sigurisht që mbi baza ideologjike duhet të jenë diametralisht të kundërta.
Ajo se çfarë fshihet pas marrëdhënies Rama-Meloni mbetet mister në këto kohë, pasi as Tirana e as Roma zyrtare nuk kanë guxuar të flasin për temat e takimeve të tyre në bregdetin shqiptar.
Nga ana tjetër Meloni në krye të qeverisë Italiane ka marrë vendime ekstreme kundër komunitetit LGBTQ+ që janë parë si fashiste nga avokuesit e të drejtave të njerit.
Është e paqartë se cila është qasja e Ramës për politikat e Melonit, i mbështet apo i refuzon ato?/ HistoriaIme