A po rilindin spitalet?
Ditën e djeshme Kryeministri Rama prezantoi ambientet e reja të repartit të akseleratorit linear, tek spitali Onkologjik, Në faqjen e tij në Facebook, Rama shkruan se ky shërbim “hyn në një epokë të re përsa i takon kushteve dhe teknologjisë së trajtimit me rreze të tumoreve”.
Spitali Onkologjik
Por një realitet krejt ndryshe nga fotot që përcillen në facebookun e Kryeministrit, duken ato të maternitetit të Lezhës. Deputeti i qarkut të Lezhës, Eduart Ndocaj, ka denoncuar situatën në këtë spital ku duket se rilindja e shëndetësisë nuk ka arritur ende.
Ndocaj thotë se në maternitetin e Lezhës nuk ka sistem ngrohje ne korridoret dhe dhomate e pacienteve, ka problem me shtretërit, higjienën në tualete dhe në dhomat e pacienëtëve e shumë problem të tjera. Mbi të gjitha, ka edhe mungesë ilaçesh. Medikamentet nuk gjenden fare në spital dhe pacientët duhet t’i blejnë ato privatisht. Mungesa e ilaçeve është një nga problemet më të denoncuara nga qytetarët dhe emisionet investigative.
Materniteti i Lezhës
Pas fotove të zotit Ndocaj në maternitetin e Lezhës, në redaksinë e “Historia Ime” kanë ardhur disa fotografi që tregojnë se edhe në maternitetin Koço Gliozheni në Tiranë, situata nuk duket shumë e mirë. Fotografitë tregojnë qartë se kushtet e dhomave, dyshekëve të pacientëve dhe korridoreve nuk janë në standardet evropiane që dëshirojmë të arrijmë. /m.g
Materniteti Koço Gliozheni, Tiranë