Ahhhh parku!
Fotoja është publikuar uneraportoj.mjaft.org. Ky park i vogël ndodhet pranë stadiumit “Selman Stermasi”. Më shumë se 6 vite më parë, ky park kishte lojëra për fëmijë, stola për prindërit dhe të moshuarit, ambiente gjelberimi dhe shlodhjeje. Sot, ajo çfarë ka mbetur është vetëm bari, pasi pothuajse të gjitha stolat janë shkatërruar. Është për të ardhur keq që në vitin 2013 të vazhdojnë ende këto veprime të shëmtuara, të cilat prishin mirëqenien tonë dhe imazhin e kryeqytetit.