Alternativa e zhvillimit te Flores e Faunes ne Kamez!
Nga uneraportoj.mjaft.org
Hallet e Kamzës janë të mëdha, por ky halli që kemi ne banorët e Azem Galicës mos i rëntë kujt për pjesë, ujërat e zeza po na mbysin, kalojnë pak metra larg banesave tona, pa kurrfarë sistemimi dhe krejt në sipërfaqe. Edhe në media është bërë problem ky halli ynë me kanalet e hapura dhe të pa sistemuara. Veçse, problemi do të jetë më i madh tani që moti ngrohet, do e kemi të pamundur të rrimë në shtëpi a të dalim në oborre, a teë hapim dritaret. Edhe pas të gjitha ankesave dhe raportimeve, askush nuk ka ardhur ta shoh gjendjen dhe ta ndihmojë komunitetin. Kjo gjendje alarmante, mund të ketë pasoja të medha, pasi është burim sëmundjesh dhe mos e dhëntë zoti do na plas ndonjë epidemi.