Cel ekspozite me foto nga Google Street View
Një fotograf anglez ka përdorur imazhe nga Google Street View për të çelur një ekspozitë dhe është nominuar për të fituar një çmim prej 30 000 sterlinash.
36-vjeçari Mishka Henner u fut në forume interneti për të mësuar vendin e punës së prostitutave e më pas i kërkoi ato nëpërmjet Google Street View. Koleksioni i tij ka marrë katër nominime për çmimin prestigjioz Deutsche Borse.