C’ka mbetur nga parku…
Prej mëse 2 vjetësh parku i lojërave në rrugën “Vangjush Furxhi” në Tiranë është në gjendje të mjeruar. Asgjë nuk ka mbetur nga parku përveç hekurishteve të ndryshkura. Ndërkohë që edhe stolat janë plotësisht jofunksional. Para pak muajsh të moshuarit e kësaj lagjeje ndërmorën një aksion vullnetar duke mbledhur lekë me njeri-tjetrin për vendosjen e ca dërrasave të reja në stolat e rrënuar, por megjithë këtë përpjekje vullnetare, përsëri gjendja e parkut është e mjerueshme.
(Fotoja eshte marre nga une.raportoj.mjaft.org)