Dita e Tokes ne Shtepine e Femijes
Më 22 prill, për të përkujtuar Ditën Botërore të Vullnetarizmit Rinor dhe Ditën e Tokës, një grup studentësh nga programi rinor i shkëmbimit dhe studimit (YES) vizituan Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë. Duke punuar së bashku me fëmijët, studentët e programit YES mbollën lule, trëndafila dhe pemë në kopshtin përpara jetimores. Ndërkohë, fëmijët më të vegjël vizatuan kartolina në lidhje me Ditën e Tokës.