Foto: Çfarë mendojnë qytetarët për spitalin?
Këto fotografi të dërguara në redaksinë e Historia Ime tregojnë ambientet e Reanimacionit Qendror në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Shumë mund ta klasifikojnë pikturën në mur si një akt vandal, por nga ana tjetër ajo mund të shihet edhe si tregues i mendimit të qytetarëve për kushtet dhe stafin e spitalit.
Një tjetër fakt shqetësues është se askush nuk është kujtuar ta heqë këtë imazh nga muri i spitalit, ku shumë pacientë dhe familjarë kalojnë çdo ditë.