Fundi i nje udhetimi (FOTO REPORTAZH)
Baronesha Margaret Thatcher u nderua sot në një funeral madhështor.
Mbretëresha dhe përfaqësues nga 170 vende ishin të pranishëm në ceremoninë mortore të Zonjës së Hekurt.
Mijëra njerëz vërshuan në rrugët e Londrës për t’i dhënë lamtumirën e saj gruas që bëri shumë për Britaninë.
Rreth 250 mijë njerëz ishin në rrugë duke duartrokitur, ndërsa kortezhi mortor kalonte nëpër kryeqytetin britanik.