Meqe hajdutet nuk i kapni dot, te pakten parandalojini!
Pranë Qendrës Spitalore Neurologjike (Spitali nr. 5) trotuari përgjatë rrugës prej vitesh është i zaptuar nga shitesit ambulant, ç’ka vështirëson kalimin e këmbësorëve. Zënia e kësaj hapësire publike jo vetëm është një pamje e shëmtuar për qytetin, por gjithashtu duke bllokuar kalimin e qytetarëve u jep dore hajdutëve të çantave, rreziku prej të cilëve në këtë zonë është gjithnjë i pranishëm.