Merr fund terrori ne Kenia, por dhimbja mbetet e madhe (FOTO)
Posted On 24/09/2013
0
Presidenti i Kenias bëri të ditur sonte se ka marrë fund terrori në një qendër tregtare në Najrobi që mbajti të mbërthyer jo vetëm këtë vend, por mbarë planetin për katër ditë.
Numri i të vdekurve në total ka shkuar në 72, prej tyre 61 janë civilë, gjashtë ushtarë dhe pesë terroristë. Presidenti tha se 11 të dyshuar janë arrestuar.