Ne hollin e Ledi Makbeth- QSUT 2013!
Kjo foto bashkë me dixhiturën përkatëse janë publikuar në faqen uneraportoj.mjaft.org
Në godinën e Sëmundjeve të Brendshme, në QSUT, (njohur masivisht si 6-Katëshit), në anën e pasme të saj, mjafton një vizitë e shkurtër për të evidentuar mungesën e interesit për mirëmbajtjen e ambjenteve spitalore në qendrën më të madhe spitalore në vend. Dysheme e pisët dhe e dëmtuar, mure të palyera, të rrjepura dhe gjithë njolla, dyer të vjetra që në shumicën e rasteve nuk mbyllen, mungesë e theksuar ndriçimi (asgjë tjetër përveç dritës që vjen nga dritaret e korridorit); njolla gjaku aty këtu; një skenografi ideale për realizimin mjeshtëror të Makbethit . Pikërisht në këtë “dekor” gjenden dhomat e vizitave për pacientët e sëmundjeve të brendshme. Gjithçka mund të bësh në këtë vend, nga videoklipet retro deri në filmat horror, por vetëm konsulta mjekësore nuk mund të ofrohen.