Nje plazh publik per Auron Taren…? Apo mesazh se gjerat vertet po ndryshojne?
Eshtë e rëndësishme që bregdetit shqiptar t’i shtohen plazhet publike dhe që në to të ketë standarte dhe cilësi.
Mirëpo në lajmin që Agjencia Kombëtare për Bregdetin ka bërë publik në lidhje me ndërtimin e një plazhi të tillë, vec faktit se në Golem do ketë pika vrojtimi dhe se mund të ketë dhe një festival filmi për detin, të bie në sy fakti që në këtë plazh model janë vetëm drejtori i kësaj agjencie, z. Auron Tare dhe kryeministri (në foto të tjera që në fakt janë frame video, duken dhe kryetari i Bashkisë së Durrësit, dhe dy fëmijë në breg).