Parkimi ne Tirane, mision i pamundur
Të gjesh parkim të lirë në Tiranë është një mision thuajse i pamundur. Në të gjitha rrugët kryesore të Tiranës gjen kuti kartoni që femijë i vendosin për të zënë vendet e parkimit. Në një hapësirë publike, aty ku Bashkia e Tiranës nuk kërkon pagesë për të parkuar makinën, cdo qytetari që dëshiron të parkojë i kërkohet të paguajë, dhe në rastet kur dikush nuk pranon të paguaj ka shumë mundësi ta gjejë makinën e gërvishtur.