Plehrat ne bregun e lumit Shkumbin!
Në 20 tetor të 2011-ës kryeministri i vendit shpalli iniciativën e “rrugës së gjelbër” për Shqipërinë. Në po të njëjtin fjalim ai kërkoi nga Inspektorati i Mjedisit ndalimin e çdo depozitimi të plehrave në bregun e lumit Shkumbin dhe vendosjen e sanksioneve të rrepta ndaj shkeljes së këtij rregulli. Ndërkohë, gjendja në të ashtuquajturin “Landfilli i Shkumbinit”, i cili gjendet në kufirin mes Rrogozhinës dhe Çermës (fshat i Lushnjes), sot është siç e tregojnë fotot. Aty vazhdojnë të depozitohen plehra çdo ditë, shumica janë mbetje plastike, dëmi i të cilave në mjedis llogaritet katastrofik, mjafton të kujtojmë që dekompozimi i plastikës zgjat nga 200 deri në 1000 vjet.
(Fotoja u publikua ne uneraportoj.njaft .org)