Po taksat ku shkojne?
Kisha besuar gjithmonë se rrugët për të cilat kryeministri mburret i bënte qeveria me taksat që ne paguajmë… me pak fjalë ndihesha kontribuese sa herë kaloja mbi asfaltin e shtruar nëpër Shqipëri. Kur pashë këtë mbishkrim në një ndër rrugët e reja në periferi të qytetit u zhgënjeva shumë! Unë nuk paskam asnjë kontribut në ndërtimin e Shqipërisë?! Po taksat që unë paguaj ku shkojnë atëherë?!
(Fotoja u publikua ne uneraportoj.mjaft.org)