Qytetarët denoncojnë masakër mjedisore tek Liqeni Aritificial
Tek parku i Liqenit Artificial vazhdon masakra mjedisore me prerjen e pemëve. Mediat kanë shpërndarë fotografi të trungjeve të prerë, dhe pse nuk dihet ende për ç’arsye është bërë kjo.
Portali “Newsbomb” shkruan se këto fotografi janë denoncuar nga një qytetare që me të drejtë pyet “Mos janë duke ndërtuar ndonjë park tjetër?
Nuk është hera e parë që bashkia e Tiranës denoncohet nga qytetarët për prerje të pemëve në park. Pasi u përfol për prerje të shumta gjatë ndërtimit të këndit të lojrave për fëmijë tek Parku i Liqenit, kryetari i bashkisë Veliaj e mohoi këtë. Madje në përfundim të projektit iu vendosi edhe numra të gjitha pemëve si për t’u shfajësuar.
Ndërkohë nuk duhet lënë pa kujtuar se disa muaj më parë është miratuar moratoriumi që ndalon prerjen e pemëve. Për të mbrojtur natyrën nga shkatërrimi dhe për të rijetëzuar hapësirat boshe, do të ndalohet për 10 vitet e ardhshme shfrytëzimi i pyjeve.
/m.g/
Burimi: Newsbomb