Shtyllat e perqafuara!
Ju ka rënë ndonjëherë rruga këtej nga zona e Freskut, diku në rrugën “Muhamed Deliu”? Është fantastike një shëtitje këtej, përveç peripecive me cilësinë e rrugës, që mund të zhytesh deri në gju me baltë apo të suvatohesh mirë me pluhur, një eksperiencë më vete është edhe përçapja për të kaluar në trotuare mes shtyllave të tensionit. Konkretisht janë dy shtylla elektrike në këtë rrugë, me tela të ngatërruar si rrjetë merimange dhe që shpesh lëshojnë xixa, por më e bukura është që ai projketuesi ka patur sens romantik, të dy shtyllat janë gati-gati të përqafuara me njëra-tjetrën dhe të duhet të kalosh ose mes “përqafimit” të tyre duke u lutur mos të të vijë kush përballë e ta përqafosh edhe ti, ose në mes të rrugës, ku kollaj fare përqafohesh nga ndonjë makinë e rastit. Nuk e marr vesh, aq herë sa është hapur e mbyllur kjo rrugë, si nuk i ka vajtur mendja njeriu t’i drejtojë këto shtylla.
(Fotoja u publikua ne uneraportoj.mjaft.org)